Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Vlorës, pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën.
Ngjarja u regjistrua në aksin Vlorë-Kotë, kur mjeti tip Ford i drejtuar nga 44-vjeçari E.Z., përplasi shtetasin J.D.
48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
/a.r