Kryeministri Edi Rama solli mëngjesin e sotëm pamje nga pistat e aeroportit të Rinasit, që vijon të mbetet tejet i mbushur ndërsa Shqipëria përjeton bumin turistik.
Në pamjet e publikuara nga Rama janë të shumtë avionët që marrin apo zbresin pasagjerë në Rinas, ndërsa ky aeroport vijon të ketë fluks të lartë lëvizjesh edhe me përfundimin e sezonit veror.
Rama solli pamjet duke i konsideruar “”fluturimet e Shqipërisë së Re Turistike”.
Shqipëria në korrik ka arritur të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në trafikun ajror. Rritja është certifikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve që ka vendosur Shqipërinë në vendin e parë me rritjen më të madhe +116%, e ndjekur nga Armenia, me një rritje +70% në krahasim e me vitin 2019.
/a.r