Deputeti Ervin Salianji teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë i ashpër me deklaratat e tij kundër Lulzim Bashës.
Salianji tregoi një rast kur sipas tij i ka ardhur turp që e ka mbështetur Bashën.
Sipas deputetit demokrat, bëhet fjalë për një rast kur Basha doli publikisht dhe tha që për 10 vite e ka komanduar Sali Berisha.
“Një njeri që del në publik dhe thotë për 10 vite më ka komanduar Sali Berisha thotë, kur e dëgjova atë ishte të vija duart në kokë. Me të ardhë turp që e kemi mbështet edhe unë, edhe ti dhe kushdo. Më ka komanduar për 10 vite Sali Berisha tha dhe tani u çlirova. Dhe del prapë në publik. 10 vite tha kam dalë, iu kam thënë që jam kryetar partie, ju kam thënë që do jem kryeministër, jam sjellë në rol si kloun sikur do jem kryetar partie dhe më ka komanduar Sali Berisha. Dhe del prapë”, u shpreh Salianji.
/a.r