Deputeti i PD Saimir Korreshi, në emisionin “Open” në News24 u shpreh se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë ‘molla e sherrit’ në Partinë Demokratike.
Deputeti Korreshi u shpreh se tashmë në këtë pikë ku është opozita, nuk duhet të drejtohet nga Basha dhe Berisha, pasi do të ketë sërish përçarje. Ai shtoi se ka ardhur koha që të gjendet një alternativë që shqiptarëve t’i ofrohet një shpresë dhe të luftohet me regjimin dhe jo me njëri-tjetrin.
“Zoti Berisha i vetëm nuk na sjell në pushtet dhe për këtë duhet të kishte një kthim pas. Na dha 6 marsin që ishte edhe një tallje. Morëm një kosto të madhe më 14 maj. Kishim kaq kohë që kërkonim bashkim, por u bëmë tre ndasi. Pra të gjitha pozicionet thonë që unë dua të jem kryetar. Sot ka qenë një mbledhje e përbashkët, por duhet ndarë si duhet bërë linja opozitare që t’i shtojë shpresat shqiptarëve. Ashtu si nuk njohim Lulzim Bashën si kryetar të PD, por njohim një proces përbashkues, një proces politik gjithëpërfshirës qoftë ato që mbështesin Bashën dhe Berishën duhet të shkrihet dhe të krijohen strukturat. Kandidat për kryeministër nuk kemi arritur, por duhet parë edhe ngërçi i Berishës me ndërkombëtarët”, tha ndër të tjera Korreshi.
/f.s