Gazment Bardhi thirri këtë të martë në një takim, gjithë deputetët e PD-së, mes te cileve dhe Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, Britani e qe trajtohet si i tille dhe nga BE..
Qëllimi ishte bashkimi i tyre, kundër Edi Ramës. Por kjo video flet më shumë se çdo fjalë.
Siç shihet qartë, grupi i Sali Berishës, me Edi Palokën e Tritan Shehun në kreu, qendrojnë më vete, ndërsa Gaz Bardhi pak metra më tutje, qendron po ashtu më vete.
Me gjithë ato që i kanë thënë njëri-tjetrit, nga akuzat për vrasje, tek korrupsioni, është pak e vështirë që të pajtohen sikur nuk ka ndodhur asgjë./m.j