Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ishte një nga 43 ligjvënësit opozitarë të pranishëm sot në tryezën e thirrur nga Gazment Bardhi.
Por në një prononcim për JavaNews, Gjekmarkaj sqaron prezencën e tij në takim duke u shprehur se nuk tërhiqet për ç’ka ka thënë për Berishën dhe Bashën.
Sipas tij, vendit i duhet një opozitë me një lidership të ri.
“Si deputet i zgjedhur ne 25 Prill në listat e Opozites une i perkas asaj. Sot ishte ftuar e gjithe opozita pa perjashtim, deputetet e listes PD-AN per të folur mbi aksionin opozitar. Une nuk kam ndryshuar qendrimin tim per asgje.
I rri të njëjtes koherence. Nuk kam shkuar te rreshtohem tek Foltorja apo te terheq cfare mendoj per Salin Berishen por kam shkuar tek nje takim i Opozites.
Fakt eshtë që Opozita është e ndarë dhe vendi ka nevojë që ajo të jetë e bashkuar e forte perballe nje qeverie të gjithepushtetshme. Bashkimi nuk eshte suksesi është minimumi që ajo të ringrihet. Qendrimi im personal mbetet i palekundur nje opozite e bashkuar , moderne qe di te lexoje shoqerine dhe ti pergjigjet nevojave të saj por edhe te Shqiperise per ndryshim.
Ne betejen me Edi Ramen ajo ka nevoje per lidership te ri qe nuk jane as Berisha as Basha por qe nuk perjashton askend ne frontin opozitar. Kjo opozite ka lindur properendimore dhe duhet te mbetet gjithmone e tille pas asnje grimce konflikti me te.” – u shpreh Agron Gjekmarkaj për JavaNews.
/a.r
Elezi basha gjekemarkaj zogu moiziu kryeziu dhe kryetare partise komuniste fashiste ka mbere marveshje kunder berishe bukkoshi noka mustafa sejdiu