Sonte në ora 20:45 në Klan Kosova transmetohet emisioni Zona Express, ku do të shfaqet dokumentari “Misteri i vdekjes së Presidentit”.
Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerquki, ka hyrë vrullshëm në tregun medial të Kosovës. Emisionet e para kanë shënuar rekorde shikueshmërie; si në transmetimin televiziv ashtu edhe në Youtube.
Dokumentari që shfaqet sonte trajton një temë jashtëzakonisht interesante; vdekjen dhe atentatet ndaj Ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
Në këtë dokumentar, për herë të parë, flitet për mundësinë që Dr. Rugova nuk ka vdekur nga kanceri në mushkëri.
Ai mund të jetë helmuar.
Por kush mund të jenë të dyshuarit për këtë vdekjen e Presidentit Historik?
Flasin bashkëpunëtorë të tij, gazetarë dhe njerëz që kanë pasur informata të dorës së parë në Rezidencën e Rugovës.