Analisti Frrok Çupi, duke komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, deklaroi se kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, dha lajmin se duhen motorë të rinj në kabinetin qeveritar, në mënyrë që të arrihet integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se ndryshimet në qeveri, erdhën edhe për shkak se shteti ka ndryshuar strukturat.
“E para, ishte një fjalim i gjatë, plot tension, një fjalim me nerv, një fjalim me një orientim shumë të tejshëm dhe besoj se orientimet dhe idetë kryesore të këtij fjalimi, ishin, e para viti 2023. Edi Rama caktoi për PS dhe për vendin tonë një datë, 2030, kur pritet që Shqipëria të jetë anëtare e BE. Dhe për të qenë anëtarë të BE, kryeministri ndezi, dha lajmin se duhet të ndezin motorë të rinj, motorë të fuqishëm, se ndryshe nuk shkohet në BE. E dyta, në përmbajtjen e fjalës së kryeministrit, u dallua, u pa se ndodhemi në një moment ku shteti ka ndryshuar strukturat. I gjithë ndryshimi i qeverisë është për arsye se ka ndryshuar struktura e shtetit. Në strukturën e shtetit ka hyrë ekonomia me disa elementë shumë të fuqishëm që nuk i kishte, turizmi që nuk ka ekzisuar, tani është një degë e fuqishme, që nëse do të lihej me kaq, do të zerohej përsëri.
Presim një industri të fuqishme të naftës, të energjitikës. Jemi duke pritur dhe të dhënat janë se ndodhemi para një objektivi shumë të mirë. E treta, është problemi i diplomacisë. Jemi një vend, i konsideruar si një superfuqi diplomatike. Nuk jemi superfuqi ekonomike, nuk jemi superfuqi territoriale, nuk jemi superfuqi militare, por po provohet se jemi një fuqi shumë e madhe diplomatike për të cilën bota po ndihet mirë nën diplomacinë e Shqipërisë.
Brenda një viti ne kryesojmë Këshillin e Sigurimit, kur ne nuk kemi pasur anjëherë të bëjmë me Këshillin e Sigurimit. Presim një të ardhme tjetër më të përparuar. Në rajon kemi xhelozira të mëdha, në rajon kemi nevojë për diplomaci të mençur, për të mos rënë në gropën e hapur nga nacionalistët etnike, nga organizata ekstremiste fashiste, nga organizata ekstremiste islamike, ose organizata të vjetra që kanë dëshmuar se kanë konflikte”, theksoi ai./m.j