Komisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi Partinë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Kukës.
Pavarësisht pretendimeve të përfaqësuesit ligjor të Rithemelimit për regjistrimin e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, Celibashi njoftoi se Gjykata e Tiranës njeh për kryetar Bashën.
Kryekomisioneri sqaroi edhe njëherë se në regjistrin e partive ekziston vetëm një PD, ku Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij janë ata që disponojnë vulën dhe logon.
Tashmë pritet që beteja mes pjesëve të forcës më të madhe opozitare do të zhvendoset në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.
/f.s