Dy deputetet e PS-së, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, kërkojnë që ngjarja në Elbasan që u shoqërua me incidente ndaj deputetit Ben Blushi, kur u fërshëllye gjatë një takimi të socialistëve Elbasan, të analizohet në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Kjo është kërkesa e publikuar prej tyre në adresë të kryetarit të grupit parlamentarë të PS-së, Gramoz Ruçi. “Të nderuar kolegë , të shqetësuara nga incidenti i dhunshëm ndaj kolegut Ben Blushi në takimin e Partisë Socialiste në Elbasan, ngjarje që s’ka asnjë lidhje me vlerat demokratike të PS, kërkojmë të ndalemi për ta trajtuar këtë çështje në mbledhjen e grupit të ditës së hënë, datë 7 Mars”, thuhet në letrën e dy deputeteve për grupin.