Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka vijuar përgjatë javës dhe fundjavës që sapo lamë pas kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
Kështu, sipas rrugores së kryeqytetit, janë arrestuar dhe proceduar 19 shtetas për drejtim automjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 10,641 masa administrative, disa prej tyre:
▫Janë vendosur 85 masa administrative, për xhama të errësuar;
▫Janë vendosur 476 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
▫Janë vendosur 801 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
▫599 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha;
▫638 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
▫Janë vendosur 716 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve;
▫Janë bllokuar 9 automjete.”
Policia Rrugore e Tiranës