Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të premteje në zonën e pyllit të Sodës. Aktualisht janë angazhuar zjarrfikës të Administratës së Zonave të Mbrojtura.
Zjarri deri më tani është nën kontroll, edhe pse flakët shkrumbuar një territor të konsiderueshëm.
Nuk dihet se cili është shkaku i zjarrit, por nuk përjashtohet si pistë as një zjarrvënie e qëllimshme.
Ndonëse jo në përmasat si Greqia fqinje, edhe Shqipëria ka “vuajtur” nga zjarret, me dhjetëra hektarë tokë të djegur nga veriu në jug. Në një pjesë të konsiderueshme të tyre ka qenë zjarrvënie e qëllimshme për rrjedhojë 23 persona janë vënë në pranga.
/a.r