Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, është shprehur se do të negociojë me Gazment Bardhin për bashkimin e grupit parlamentar të PD-së.
Ndërkohë ai tha se grupi i “Rithemelimit” është i hapur për diskutime për veç Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.
Sakaq, ditën e nesërme kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha mbledh Kuvendin Kombëtar.
Për të diskutuar lidhur me këto zhvillime, i ftuar në studion e FaxNews, me anë të një lidhjeje ‘Skype’ ishte deputeti i PD, Saimir Korreshi.
Gjatë intervistës me gazetaren Rovena Neziri, Korreshi u shpreh se përçarja e PD-së, ka marrë më shumë vëmendje mediatike se sa shumë afera dhe skandale të mazhorancës.
Më tej ai u shpreh se pret që me rikthimin e politikanëve në detyrat e tyre, të ketë një plan dhe dëshirë për të folur për negociata për bashkimin e PD-së.
Sakaq, lidhur me deklaratën e Berishës se ka negociata me Bardhin për bashkimin e opozitës, ai theksoi se është lajm i mirë, kiu edh epse në, kiu edhe pse në fillesat e veta, dëshira e treguar nga palët për bashkim është për tu vlerësuar.
“Unë e kam bërë shumë të qartë se ku qëndrojë në mesin gjithë përçarjes në PD. Njëri thotë ne kemi vulën, tjetrin e selinë e tjetri siglën. Për të mos i ngelur qefin asnjërit, i kemi marrë të gjithëve ndonjë gjë. Ama legjitimitet nuk besoju se s’ka asnjëri prej grupeve. Situata e krijuar është sa për të qeshur aq edhe për të qarë.
Atë çfarë lamë dy tre javët e fundit të korrikut, ku ka ardhur pak era opozitë, kërkojmë ta vazhdojmë jo vetëm për militantët por edhe për të përcjell mesazhin se kjo është opozita dhe se armiku jonë i përbashkët është Edi Rama dhe jo njëri-tjetri. Fokusin e ka marrë më shumë përçarja e PD, sesa aferat dhe skandalet e mazhorancës. Nisma për bashkimin e opozitës ka ardhur na shumë deputetë, kjo pasi ndihet trysnia dhe presioni politik. Lidhur me këto bisedime në dijeninë time bëhet fjalë vetëm për grupin parlamentar, ndaj dhe negociatat duhet të vazhdojnë.
Ky është një hap i mirë, ajo çka kemi kërkuar ne grupi i ‘mesit’ , nuk kemi kërkuar vetëm pasjen e një kryetari, po edhe rikthimin e besimit te militantët dhe elektorati gri. Unë jam për një PD gjithëpërfshirëse dhe të bashkuar. Është një nismë e mire, unë e kam thënë që Berisha po mban peng bashkimin, në sensin se është figura dominante dhe aktori kryesor i PD-së”, tha Korreshi./m.j