Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bën të ditur se përgjatë vitit 2015 ka arritur të ketë një bilanc pozitiv pasi ka arritur të kursejë 61 milion euro financave të shtetit. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp OSHEE bën të ditur se ky bilanc pozitiv ka të bëjë me uljen e humbjeve në rrjet, rritjen e arkëtime, por edhe ulje të shpenzimeve për mbulimin këtyre humbjeve përmes importeve. “Si rrjedhojë e uljes së sasisë dhe reduktimit të çmimit për njësi të energjisë së blerë për periudhën Janar – Dhjetor 2015, janë kursyer 61 milionë Euro në krahasim me vitin 2014”, nënvizohet në këtë deklaratë. OSHEE bën të ditur se kjo performancë positive erdhi si rezultat I tre faktorëve: 42 milionë euro si rrjedhojë e uljes fizike të humbjeve; 12 milionë euro si rrjedhojë e blerjes së energjisë nga importi me çmimi më të ulët; 7 milionë euro si rrjedhojë e aplikimit të marrëveshjes ndërmjet OSHEE dhe KESH. Në lidhje me çmimet, krahasuar me vitin 2014 rezulton se kostoja mesatare në vitin 2015, ishte rreth 10.1 Euro/MWh më i ulët se mesatarja e 2014-s.