Michael Zanera është një prej pesë punëtorëve që humbën jetën në tragjedinë në Brandizzo, teksa u shtypën nga treni i linjës.
34-vjeçari punonte si saldator që nga viti 2019 për Sigifer (një kompani me 100 punonjës, e specializuar në mirëmbajtjen e hekurudhave).
Pak para se të ndodhte tragjedia, i riu kishte postuar në Tik Tok një foto gjatë punës, ku në momentin kur saldonte shinën e hekurduhës është shfaqur imazhi i një kryqi.
“Është hera e parë që më ndodh kjo. Teksa po balancoja hekurudhën, doli një kryq. Zoti kërkon patjetër të më thotë diçka edhe pse kohët e fundit e thërras dhe i lutem çdo ditë sepse nuk po kaloj kohë të mira”, shkroi Michael.
Fotoja e postuar prej tij është bërë virale në rrjetet sociale në Itali pasi është dukur si një parandjenjë. I riu e mori atë si një përgjigje për periudhën e vështirë që po kalonte dhe kurrë nuk do ta imagjinonte se do të ishte mesazhi i tij i fundit.
Michael ishte shumë i afërt me xhaxhain e tij Marco Faraci, me të cilin dilte shpesh.
“Ai e pëlqente punën e tij”, thotë xhaxhai i 34-vjeçarit.
“Na tregonte gjithmonë se çfarë po bënte, na tregonte fotot e bëra gjatë natës. Me ekipin ata ishin një familje e vërtetë. Ai ishte i lumtur”, shtoi ai.
/a.r