Dinamika e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka rënë dukshëm këtë fillim vit. Zhvillimet e brendshme politike në këto dy qendra, kanë lënë prapa edhe marrëveshjet e nënshkruara, të cilat në shumicë kanë mbetur vetëm të shkruara në letër edhe përkundër presioneve dhe kërkesave nga faktori ndërkombëtar.
Megjithatë, Kosova do të ketë një axhendë të re në bisedimet politike me Serbinë, duke prekur temat e nxehta për të cilat Prishtina zyrtare ka interes, përfshirë këtu, pensionet, zhbërja e strukturave paralele serbe në Kosovë, demarkacioni i kufirit me Serbinë, e deri tek çështja e dëmshpërblimeve që Kosova duhet të kërkojë nga Serbia për dëmet dhe humbjet e mëdha që i ka shkaktuar vendit në kohën e luftës së fundit.
Kryenegociatorja nga Prishtina për dialogun teknik Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri mendon se procedura e zgjedhjeve në Serbi do ta shtyjë procesin e dialogut.