Franca ka vendosur në vitin 2016 një ligj i cili targeton klientët e punonjësve të seksit, duke u përpjekur në këtë mënyrë për të frenuar prostitucionin.
Nëse do të kapen, gjoba për ta shkon deri në 1500 euro.
Megjithatë, që prej vitit 2019 një fushatë nga punonjësit e seksit po bën ç’është e mundur ligjërisht për ta ndryshuar këtë situatë.
Sipas tyre, ky ligj bie ndesh me disa nene të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke pasur në mendje mbrojtjen kundër trajtimit çnjerëzor.
Kjo është një çështje e cila është trajtuar gjerësisht, sikurse disa organizata kanë të njëjtën ide si punonjësit e seksit për ta rrëzuar poshtë këtij ligj.
Një lajm i mirë për ta është që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) ka bërë me dije se do të trajtojë apelin e bërë prej punonjësve të seksit kundër ligjit të prostitucionit.
260 punonjës të seksit, të mbështetur nga disa grupe aktivistësh, paraqitën një apel në ECHR në vitin 2019, pasi kishin kaluar nëpër të gjitha rrugët ligjore në Francë.
Punëtorët e seksit dhe shoqatat e tyre protestojnë rregullisht kundër këtij ligji, me aksione të ndryshme dhe marshime në rrugë.“Sipas atyre që punojnë ligjërisht si prostituta, kriminalizimi i klientëve të prostitucionit i ka shtyrë prostitutat në izolim, i ka ekspozuar ato ndaj një rreziku të shtuar për integritetin e tyre fizik dhe jetën e tyre dhe ndikon në lirinë e tyre për të vendosur se si t’i veprojnë në jetën e tyre private”, thuhet në deklaratën e gjykatës./m.j