Personat që shihni në foton më lartë janë 5 punëtorët që mbetën viktimë në saj të një aksidenti hekurudhor në Torino.
Mediat italiane kanë identifikuar edhe viktimat nga aksidenti tragjik, Kevin Laganà, 22 vjeç, nga Vercelli, Michael Zanera, 34 vjeç, nga Vercelli, Giuseppe Sorvillo, 43 vjeç, lindur në Capua dhe banues në Brandizzo, Giuseppe Saverio Lombardo, lindur në Marsala dhe banues në Vercelli dhe Giuseppe Aversa.
Dinamika e aksidentit hekurudhor ende po shqyrtohet nga hetuesit. Punëtorët u përplasën dhe u vranë nga një lokomotivë që përdorej për të lëvizur vagonët, një makinë shërbimi. Dy punonjës të tjerë të ekipit, të cilët po punonin jo shumë larg, mbetën të pa lënduar.
Karvani teknik, jo në shërbim, i cili transportonte një duzinë vagonash nga Alessandria në Torino, ishte në tranzit në stacion (supozohet se për këtë arsye po ecte me një shpejtësi shumë të madhe, ndoshta edhe më shumë se 150 kilometra në orë): ndaloi rreth një kilometër nga pika e goditjes. Disa mbeturina të shkaktuara nga aksidenti goditën makinat e parkuara pranë stacionit.
/a.r