Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin me iniciale F.K 34-vjeç, i cili në datën 25 gusht aksidentoi për vdekje një këmbësor në Shijak.
Blutë bëjnë me dije se pas përplasjes së 59-vjeçarit, shoferi u largua nga vendngjarja, duke e fshehur automjetin me të cilin lëvizte në Shijak.
Pas gati një jave, policia e ka identifikuar shoferin dhe e ka arretuar atë, ndërsa makina është bllokuar nga policia.
Aksidentoi me pasojë vdekjen një 59-vjeçar, më datë 25.08.2023, u largua nga vendi i aksidentit dhe fshehu automjetin, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak.
Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r
Bravo Policia. Mund te kemi verejtje por me zbulimin e autorve te krimeve eshte vertete per tu lavderuar. Ndonje skeptik nga ata te Berishes apo mediave ordinere mbetet te thote – pse nuk i parandalon krimet, dmth. futja kot me kot!