Avokati Spartak Ngjela ka komentuar shtimin e masave të sigurisë për kreun e SPAK, Altin Dumani.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se SPAK-u duhet të ketë mbrojtje speciale dhe se nuk ka rëndësi të mendojmë se mund të ketë një kërcënim, por mafia arrin të godasë prokurorin e ndershëm.
Sipas tij, fakti që është vetëm Dumani, kuptohet që janë dy arsye: ose është një dosje që mund të bënin presion qoftë dhe me jetën, ose ka tronditur rrethet e korrupsionit dhe krimit të organizuar pasi është pushteti gjyqësor shqiptar ai që tani po ndeshet me këto dy të fundit.
“Ne nuk kemi një të dhënë që ky është një akt që përfshin të gjithë SPAKU-un, kështu që do mendojmë që shërbimet kanë të dhëna të njerëzve të caktuar që mund të kenë krijuar skema për të eliminuar kreun e SPAK-ut”, tha Ngjela.
Ai e cilësoi si një shenjë pozitive për të ardhmen e Shqipërisë faktin që Dumani ka marrë mbrojtje, një formë kjo për t’i paraprirë çdo lloj presioni./m.j