Hekurudha Mombasa-Najrobi është projekti i rëndësishëm i ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë” ndërmjet Kinës dhe Kenias. Kjo hekurudhë njihet si “rruga e gjelbër”, ku kafshët dhe hekurudha mund të jetojnë së bashku. Pranë hekurudhës mund të shikohen zebra, babunë e mjaft kafshë të tjera të egra në rrugë të veçanta për to, shkruan CMG
Në vitin 2017, hekurudha Mombasa – Najrobi filloi funksionimin. Koha e udhëtimit midis Mombasës e Najrobit u zvogëlua nga 10 orë në 4 orë. Kjo hekurudhë ndihmon në udhëtimin e banorëve vendorë dhe nxit zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kenias. Vlen të theksohet se në projektimin dhe ndërtimin e hekurudhës, gjurma e saj është përmirësuar vijimisht për të pakësuar ndikimet mbi mjedisin dhe për të shmangur Parkun e Kafshëve të Egra të Najrobit, duke vendosur shumë rrugëkalime të veçanta për kafshët e egra pranë hekurudhës, që ato të kenë mundësi të ecin të sigurta
Vicentiu Gheorghe, president nderi i Shoqatës “ChinaRo”: “Ndërtimi i përbashkët i ‘Një brez, një rrugë’ zbaton konceptin e zhvillimit të gjelbër, përkrah vendet në zhvillim të zhvillojnë energjinë e gjelbër me karbon të ulët dhe nxit ndërtimin e funksionimin e inflastrukturës së gjelbër me karbon të ulët. Në kornizën e ndërtimit të përbashkët të ‘Një brez, një rrugë’, projektet e gjelbra po shndërrohen nga vizione në veprime konkrete, që kanë ofruar mbështetje për zhvillimin e vazhdueshëm global.
Falë strategjisë së zhvillimit të gjelbër, Kina është bërë vendi më i madh prodhues në botë i energjisë së përtëritshme, duke kontribuuar për 70 % të kapacitetit global të energjisë fotovoltaike dhe 60 % të kapacitetit të energjisë së erës. Prodhimi dhe shitja e automjeteve me energji të reja në Kinë janë renditur vazhdimisht të parat në botë për tetë vjet rresht. Teknologjia e gjelbër dhe me karbon të ulët e Kinës është bërë gjithashtu një forcë e fuqishme shtytëse për ndërtimin e përbashkët të ‘Një brez, një rrugë’ .”