Lulzim Basha, i zgjedhur një muaj më parë në krye të Partisë Demokratike, do të mbledhë sot në orën 19.00 kryesinë. Ky forum mblidhet në prag të kuvendit kombëtar të 2 shtatorit dhe do të diskutojë për statutin e ri dhe rregullat e reja, mbi bazën e të cilave do të funksionojë PD.
Por në këtë mbledhje do të mungojnë sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, dhe 8 anëtarë të kryesisë, të cilët nuk e njohin Lulzim Bashën si kryetarin e demokratëve.
Pavarësisht kësaj çarje të re, Lulzim Basha të shtunën do të mbledhë kuvendin kombëtar për t’i dhënë formë një partie të re, jashtë së cilës janë jo vetëm Sali Berisha e mbështetësit e tij, por edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Bashës, Gazment Bardhi e Jorida Tabaku.
Në rrjetet sociale Basha ka lajmëruar mbledhjen e kuvendit, duke e paraqitur si moment i ndryshimit të Partisë Demokratike.
“Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë.”, thuhet ne adresen zyrtare te PD.
Në kuvend do të miratohet statuti i ri dhe këshilli i ri kombëtar. Ky i fundit mblidhet më pas për të zgjedhur sekretarin e ri të përgjithshëm, nënkryetarët , kryesine e re, duke shënuar momentin e largimit nga strukturat drejtuese të kritikeve si Gazment Bardhi, Helidon Bushati, Agron Gjekmarkaj.
Por pavarësisht këtyre lëvizjeve Lulzim Basha nuk e merr dot grupin parlamentar dhe nuk e shkarkon dot Gazment Bardhin nga pozicioni i kryetarit të grupit të PD.
Për shkak se parlamenti ka vendosur rregullin që kreu i grupit zgjidhet nga vetë deputetët, Gazment Bardhi që gëzon mbështetjen e 16 deputetëve do të vazhdojë të qëndrojë kryetar, pasi Lulzim Basha ka me vete vetëm 9 deputetë./m.j
Monstra e vicidolit ja ka arritur qedhimit te shkarroje partine komuniste,qe vete monstra e drejtoje per shume vite si kryetare i saj,me mashtrimin si nji pd.monstra eshte per tu falenderuar qe e shkatroje partine komuniste,e formuar,po preje tije,vetem parime si pd ska patur kurren e kurres.Edhe sote kushe eshte pase tije,ata qe kane perfituar padrejtesisht duke vjedhur e plackite.Pjesa tjeter jane komuniste,spiun,e bijte e bijat e komunistve e spiunve.kjo eshte partia e monsters,tani me e kane kuptuar edhe kafshte se kushe eshte monstra e partia e tije.