Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, zhvilloi një komunikim për mediat.
I pyetur lidhur me ndryshimet në qeverisë, Balla tha se për këtë duhet të pritet zhvillimi i Asamblesë Kombëtare, pasi janë vendimmarrje për të cilat nuk mund të flasë.
Gjithashtu Balla u ndal edhe tek ngjarjet kriminale në vend, duke shtuar se policia është e angazhuar për parandalimin e ngjarjeve të tilla, por edhe për zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale të ndodhura më herët.
Pjesë nga intervista:
Ndryshimet në kabinetin qeveritar?
Ministri Balla: Këtu jam për vendimmarrjet e fundit të mbledhjes së qeverisë, do të ishte jo etike që në oborrin e Këshillit të Ministrave të flas për vendimmarrje që i takojnë Asamblesë Kombëtare.