Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pezullimi i vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës do ta vriste dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë homazheve për të pagjeturit, presidentja Osmani, reagoi edhe lidhur me deklaratën e presidentit francez, Macron, se vendi i tij do të rishikojë zotimet që ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi. Sipas Osmanit, pezullimi i mundshëm i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shpresojmë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë më një proces përmes të cilit Kosovës do t’i bëhet trysni dhe popullit të Kosovës padrejtësi, ndërkaq fytyra e Vuçiçit, një njeriu që ende fle mbi varreza masive, do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”, u shpreh Osmani
“Varret e hapura në Kosovë presin të vërtetën. Pesha e mungesës rëndon mbi familjet e 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Nënat presin ditën kur do të vendosin nga një lule në kujtim të më të dashurve të tyre Sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë ushtarakë e policorë për këto krime”, tha Kurti.
/f.stafa