Gati 1 mijë persona i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë të familjarëve të Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit të vrarë në Itali.
Deri tani është arritur të mblidhet një shumë prej 32 mijë euro në GoFundMe, e cila sipas të afërmëve do të përdoret për të dërguar trupin në vendlindje si dhe për të gjitha ritet e lamtumirës së fundit që do të organizohet në Lushnjë.
Gjithashtu, të afërmit shprehen se një pjesë e shumës do të shkojë dhe për të ndjekur çështjen penale ndaj autorit apo për t’i ardhur në ndihmë vëllait të vogël të Klajdit.
Ata i druhen faktit se algjeriani mund të shpallet i pafajshëm duke e cilësuar ngjarjen “vdekje të paqëllimshme” që do të ishte një vrasje e dytë për familjen e Klajdit.
Familja Bitri është në vështirësi ekonomike dhe vetëm me ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, u arrit pajisja e babait të 23-vjeçarit me pasaportë brenda ditës në mënyrë që të kishte mundësi për të udhëtuar për në Itali.
Pikërisht kjo gjendje ekonomike shtyu dy vëllezërit Bitri që të emigronin drejt Italisë në kërkim të një jete më të mirë, që për 23-vjeçarin u ndërpre në mes në mënyrë tragjike.
/f.stafa