Pas bastisjes së gazetes opozitare ‘Zaman’ në Turqi, Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Turqisë të respektojë lirinë e mediave.
“BE-ja në mënyrë të theksuar vazhdon të përsërisë se Turqia, si një vend kandidat për BE, ka nevojë të respektojë dhe të promovojë standard të larta demokratike, duke përfshirë edhe lirinë e mediave”, thuhet në deklaratën e BE-së.
“Çdo vend, dhe në veçanti ato që janë negociata për anëtarësim në BE, duhet të garantojnë të drejtat themelore, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe procesin e rregullt gjygjësor”, theksohet në deklaratën e BE-së.
Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi bastisjen e policisë si “aktin e fundit të një seri aksionesh ligjore kundër medias të marra nga qeveria turke”.