Avokati Spartak Ngjela ka komentuar çështjen e Shqipërisë me Greqinë, ku kjo e fundit kërkon lirimin e Fredi Belerit.
Ngjela tha se kjo është e pakuptimtë dhe Greqia nuk mund ti kërkoj kryeministrit Rama lirimin e Belerit pasi ajo është kompetencë e gjykatës.
Pjesë nga intervista:
-Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe vetë Rama tha se janë të zhgënjyer nga procesi i integrimit, por ne terma konkrete, Rama ka thënë se ka zero probleme me fqinjët, ndërsa prej muajsh ka krijuar një situatë me një vend të BE, siç është Greqia, si e shihni qëndrimin e tij?
Çështja Beleri është non sens i politikës greke për pushtetin gjyqësor i joni. Lirojini atë i thonë Ramës, po ai nuk ka punë në të. Është pështjellim jo profesional. Se kuptoj pse ngritën këtë çështje për një njeri të zakonshëm të popullit, se ai s’ka asgjë.
Ai është nga qendra Himarës dhe thotë se jam minoritet. Nuk ka minoritet në Himarë. Është histori e ngatërruar për gadishullin ilirik. Dëgjova deklaratë e kryeministres serbe dhe harrojnë që janë dy shtete të pavarura dhe njërin prej tyre e ka çliruar SHBA. Ata janë të shqetësuar se po rigrupohet Shqipëria.
-Pse fitoi sipas jush Beleri në Himarë? Politikisht si e analizoni?
Beleri ka dalë me 15 vota dhe është kapur duke vjedhur vota, pse e zgjasni këtë muhabet. Ai ka vjedhur vota. Unë personalisht nëse ai del sepse ai ka vjedhur vota, ka dalë me 15 vota. Nuk mund ti japin pafajësi sepse ai është kapur në flagrancë.
/f.stafa