Zyrtarët në Austri janë bërë qendra e kritikave për shkak të një skeme të hartuar, përmes së cilës ofrojnë transport falas për një vit në mbarë botën, për të gjithë njerëzit që bëjnë një tatuazh specifik.
Qeveria vendosi disa dyqane për të bërë tatuazhe, në Electric Love Festival, për t’iu ofruar banorëve një shans për të udhëtuar falas për një vit, nëse bëjnë tatuazhin që lexon “Klimaticket”, emri i një bilete vjetore, e lançuar së fundmi.
Klimaticket, e cila do të thotë biletë klimatike, ka si qëllim dekurajimin e transportit individual të mjeteve motorike për ta sjellë vendin sa më pranë objektivave për ndryshimet klimatike sipas Marrëveshjes së Parisit.
Punonjësit e kësaj fushate kanë thënë se deri më tani gjashtë persona kanë pranuar këtë ofertë, duke bërë këtë tatuazh për të lëvizur një vit falas nëpër botë./m.j