Kryeministri Edi Rama nga paneli i liderëve të Forumit Strategjik të Bledit, foli për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian ku theksoi se vendi ka më shumë se 50 vite që shpreson në përmbushjen e kësaj ‘ëndërre’.
Rama theksoi se në 50 vite komunizëm, Enver Hoxha i bëri shqiptarët më proamerikan dhe properëndimor, ku shtoi: “Do na duhen dhe 50 vite të tjera deri sa ne mos të jemi proamerikan dhe properëndimor, kemi dhe 20 vite eurooptimizëm, shpresoj që deri atëherë ta keni përmbushur premtimin”.
“Të gjithë duhet ta kenë parasysh se ajo që po ndodh në këto vite është se në Procesin e Berlinit ne folëm për infrastrukturën dhe projekte, nga ana tjetër merreni me mend se kush po ndërton infrastrukturën, amerikanen, egjiptianët.
Gjithmonë kam menduar që të punosh falas për 50 vite përkundër perëndimit, Enver Hoxha na bëri më proamerikan dhe properëndimor.
Do na duhen dhe 50 vite të tjera deri sa ne mos të jemi proamerikan dhe properëndimor, kemi dhe 20 vite eurooptimizëm, shpresoj që deri atëherë ta keni përmbushur premtimin”, tha Rama./m.j