Një inxhinier i cili kreu riparime të minutës së fundit në avionin ku thuhet se kishte hipur Yevgeny Prigozhin, po merret në pyetje nga autoritetet.
Ai zbriti 100 milje në veriperëndim pranë qytetit të Tverit. Një video e pa verifikuar e postuar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, tregon se aeroplani bie me shpejtësi ndërsa del tymi.
Që atëherë janë ndezur spekulimet rreth fluturimit, i cili erdhi vetëm dy muaj pasi Prigozhin, kreu një grusht shteti të abortuar dhe të guximshëm kundër Vladimir Putin.
Në një postim në Telegram të Premten nga VChK-OGPU, e cila ka lidhje me shërbimet e sigurisë, hetuesit kanë qenë duke i bërë presion inxhinierit të avionit për ditë të tëra, ndërsa po shqyrtojnë nëse një bombë mund të jetë vendosur.
“Sergey Kitrish, 41 vjeç, ka punuar vazhdimisht me avionin e Prigozhin dhe ishte ai që kreu riparimet e fundit për të zëvendësuar frenën e pajisjes së uljes dhe ftohësin turbo”, pretendoi media, duke cituar një burim.
“Një ‘bombë’ mund të ishte vendosur gjatë këtyre riparimeve”, pretendon kjo media.
“Menjëherë pas shpërthimit, Kitrash u mor nën kujdesin e shërbimeve speciale dhe u dërgua në vendin e rrëzimit”, tha VChK-OGPU, duke shtuar se Kitrish foli me Kol Ivan Sibul të Komitetit Hetues të Rusisë (SKR).
Fati i Kitrishit, si dhe i dy inxhinierëve të tjerë, Artur Michenkov dhe Aleksey Anshukov, është ‘i panjohur’, sipas medias ruse.
Ditën e sotme, zyrtarët rusë konfirmuan vdekjen e Prigozhinit. Komiteti Hetues njoftoi se analizat gjenetike të Prigozhin dhe viktimave që udhëtonin në avion, janë të njëjta me ato në listën e pasagjerëve të fluturimit.
“Ekzaminimet molekularo-gjenetike kanë përfunduar si pjesë e hetimit për rrëzimin e avionit në rajonin Tver. Nga rezultatet, u konstatuan se identitetet e 10 viktimave korrespondojnë me listën e udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Hetues.
Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, dhe të gjithë anëtarët e bordit humbën jetën. Mes viktimave, ishin figura të rëndësishme të grupit mercenar të krijuar nga Progozhin./f.stafa