Kjo e diel, pas vetëm 3 ditë fushatë mes konkurrentëve, grupi i Foltores do të nxjerr kandidatin për 24 shtatorin.
E sigurt është që nuk do të jetë, ai që mund të quhej, përbashkuesi i dy copave të PD-së, Arif Rexhmati i Lulzim Bashës.
Demokratët e Kukësit këtë të diel zgjedhin mes 5 emravepër atë që do të jetë në betejën për karrigen e lënë boshë të kryebashkiakut. Kandidatët janë Ardian Elezi, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu, Ylber Zeneli. Është hequr emri i Arif Rexhmatit, që Kryesia e Berishës e miratoi.
Sali Berisha reagoi me entuziazëm, disa herë gjatë kësaj të diele, duke shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, video me radhë demokratësh që donin të votonin e primaret e tij.
“Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës! Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë”, shkroi Berisha në fillim të procesit.
Zyrtarisht janë thirrur për të votuar rreth 2.200 anëtarë demokratë për të votuar. A janë këtu edhe mbështetës të Lulzim Bashës? Berisha vet kishte dyshime se më kë ishte edhe Arif Rexhmti, që është kryetar i degës së PD-së zyrtare në Kukës.
Megjithatë ai ngjalli shpresa në radhët e demokratëve, që më në fund dy copat e PD-së ishin bërë bashkë dhe i zgjedhuri nga Primaret, do të ishte pikërisht Rexhamti, shpresë që e shoi po ai vetë, menjherë pas zyrtarizimit të emrit të tij në primare, duke thënë se ende priste një vendim ndryshe, që me fjalë konsensusi, do të zgjidhej një kandidat dhe nuk do të bëheshin Primaret.
Por ky dyshim nuk ekziston më dhe është vetëm Lulzim Basha që pritet të flas, nëse do të fus në garë kreun e tij lokoal apo kjo do të jetë një mundësi që ai do ta tejkalojë, në një zonë ku Berisha është më i fortë në elektoratin e opozitës. Dhe po ashtu nuk do të përsëtitet 14 maji, apo 6 6 më parë, ku PD-ja që e rimori, të dalë forcë e tretë; për herë të tretë.
/f.stafa