Manchester City koleksionoi fitoren e tretë në tre ndeshjet e para të Premier League.
“The Citizens” mposhtën në transfertë me shifrat 2-1, Sheffield United. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për Cityn që në mungesë të trajnerit Pep Guardiola (u operua në shpinë), drejtohej nga ndihmësi i spanjollit Juan Manuel Lillo.
City nuk po gjente hapësirat e duhura për të goditur vendasit, mirëpo edhe kur iu dha shansin sërish miqtë gabuan. Julian Alvarez fitoi një penallti dhe në minutën e 37, Erling Haaland u paraqit te pika e bardhë. Mirëpo, norvegjezi gaboi dhe e stampoi topin në shtyllë.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan në të 85-tën me Bogle.
Gjithsesi, City nuk u shpërqëndrua dhe pas tre minutash u rikthye në avantazh me anë të Rodri që nuk fali me një goditje të fortë nga brenda zonës.
Pas kësaj ndeshje, Manchester City udhëheq tabelën e klasifikimit me nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve të para. Në sfidën tjetër të Premier League, Aston Villa fitoi në transfertë me shifrat 1-3 ndaj Burnleyt.
/f.stafa