Sirianët qëlluan drejt policisë, teksa po tentonin të kalonin drejt Kosovës emigrantë të paligjshëm. Ngjarja ndodhi me 25 maj, trafikantët qëlluan me armë drejt policisë nga 50-100 metra distancë.
Gjykata e Kukësit pranoi sot kërkesen e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë burg pa afat për gjashtë shtetasit sirian të cilët sipas prokurorisë së Kukësit akuzohen për vrasje të punonjesve të policise e mbetur në tentative, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve e municioneve dhe kalim të paligjshem të kufirit.
Arrestimi i shtetasve sirian u be me daten 26 mak 2023 pas tentativës për kalimin e kufirit. Në aksinon e përbashkët mes policisë kufitare të shqipërisë dhe Kosovës pati shkëmbime zjarri e për pasojë një polic i kufirit mbeti i plagosur në këmbë.
/f.stafa