Mediat italiane shkruajnë se Etrit Berisha do të largohet nga Lacio. Berisha siç duket nuk po gjen hapësirat e duhura te Lacio dhe ka kërkuar largimin.
Gazeta ‘Republica’ shkruan Berisha është ndër lojtarët e parë që do të largohen nga ekipi i “Të Kaltërve”.
Ajo vazhdon me shkrimin ku thotë se: “Skuadra italiane ka pranuar kërkesën e Etritit për largim dhe do të shqyrtojë ofertat që do të vijnë pas Kampionatit Evropian “Francë 2016”.