Kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar sot në rrjetet sociale një set fotografish. Bëhet fjalë për aktivitetin në shkollën ‘Besnik Sykja’ ku pjesëmarrës në një aktivitet sportiv kanë qenë nxënësit e këtij institucioni arsimor.
Erion Veliaj e ka shqoëruar albumin fotografik me një status, ndërsa i referohet nevojës për më tepër aktivitete sportive në vend.
“Tirana ka trafik te renduar e me ndotje, 10mije kafe & 20% pop. vuan nga obesiteti! Mund t’i ndryshojme – me SPORT!” – shkruan kryetari i Bashkisë.