Në një prononcim për ‘Java News’, deputeti socialist Vladimir Kosta, tha se pjesëmarrja në Vlorë ka qenë surprizuese jo vetëm për atë, por për të gjithë Partinë Socialiste.
Kosta tha se votimi i së shtunës për zgjedhjen e delegatëve është shoqëruar me një situatë pozitive dhe votimi ka qenë tejet demokratik.
Sipas Kostës, pjesëmarrja e të rinjve ka qenë në nivele të larta. Ndërkohë, sa i përket pretendimeve në media se disa Organizata kanë kundërshtuar kandidaturat, ai u shpreh se janë vënë në dijeni nga Tirana në lidhje me një lajm të tillë, por që është i pakonfirmuar.
Sot, Gjirokastra dhe Përmeti kanë zhvilluar procesin zgjedhor për delegatët e kongresit të PS, ndërkohë që mediat raportuan për një bojkot të organizatë 4172/i në Përmet dhe mungesës së votuesve nga fshati Lazarat.