Policia e Tiranës ka gjobitur shoferin e një makine i cili është konstatuar duke hedhur mbeturina nga dritarja.
Shoferi është gjobitur me 100.000 lekë për hedhjen e mbeturinave nga dritarja e makinës si dhe për mosrespektimin e shpejtësisë në qendrën e banuar.
“Policia Rrugore Tiranë është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje. Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor. Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!”, është apeli i policisë./m.j