Në Alexandroupoli, Greqi ku Shërbimit Zjarrfikës Maliq e Korçë po kontribojnë në fikjen e vatrave të zjarrit si pjesë e forcës shqiptare të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes.
“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar, në operacionin e shuarjes së flakëve.
Ata po punojnë pa asnjë ndërprerje në terrenin e vështirë dhe siperfaqet e mëdha të djegura prej afro 12 orësh.
Misioni i tyre përqëndrohet më shumë në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë.
Me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, efektivët tanë po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira”, deklaron Peleshi ne rrjetin socil./m.j