Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik që ndodhi pak orë pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil, ku të vdekur mbetën 2 turistë italianë dhe u plagosën dy të rinj shqiptarë.
Mësohet se automjeti “Mercedes Benz” që u përfshi në aksident drejtohej nga një 17-vjeçar, ndërsa pasagjer ishte një 16-vjeçar.
Të dy të rinjtë janë dërguar në spital pas përplasjes me motoçikletën tip “Honda” në të cilën udhëtonin dy shtetasit italianë që humbën jetën, 24-vjeçari Domenico Gritto dhe Vicenzo Tizziano.
Sakaq, ende nuk është zbardhur dinamika e plotë e aksidentit fatal, ndërsa policia vijon punën për zbulimin e shkaqeve.
/a.r