Jeta seksuale e personazheve publikë komentohet gjithnjë e më shumë, e duhet thënë se kureshtja për atë që ndodh në dhomën e tyre të gjumit është e madhe. E ndërsa disa preferojnë të tregohen diskretë dhe të rezervuar kur bëhet fjalë për seksin, të tjerë i zbulojnë botërisht historitë e tyre, të cilat ndonjëherë janë realisht kontroverse. E fundit e diskutuar për këtë çështje është Gugu, një këngëtare e re, e cila tërhoqi vëmendjen pikërisht për deklaratën se kishte pasur ofertë për marrëdhënie seksuale nga një politikan shqiptar.
Pas kësaj, këngëtarja u vu në qendër të fjalëve për marrëdhëniet homoseksuale. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, Gugu na tregon mbi romancat e saj me femrat, qëndrimin e të dashurit të saj aktual për këto histori dhe planet për të provuar një treshe.
Je deklaruar si biseksuale. Ke pasur përvoja të kësaj natyre?
Po, jam, kam pasur histori me një femër. Të pëlqejnë më shumë meshkujt apo femrat? Më pëlqejnë më shumë femrat.
Aktualisht je e lidhur me një djalë?
Po, tani kam të dashur mashkull.
Bëhet xheloz i dashuri yt për femrat që të afrohen?
Jo, nuk bëhet xheloz. Ai e di që më pëlqejnë femrat.
Është dakord, apo ka kundërshtuar?
Po, është dakord.
Keni pasur eksperienca treshe, me të dashurin dhe një femër tjetër?
Do ta provojmë, por deri tani nuk ka ndodhur.
Për cilat arsye? Është çështje xhelozie, apo respekti për të dashurin?
Është çështje respekti, sepse i dashuri im nuk i pëlqen femrat e tjera, më pëlqen vetëm mua.
Nëse ai do kishte një kërkesë të tillë do ta pranoje?
Pse jo? Do pranoja nëse do ta dëshironte ai diçka të tillë