Janë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur një nate më parë në Kavajë, ku një 49-vjeçar, Zenel Lushkja është dhunuar nga disa persona me grushte dhe shkopa bejsbolli.
Siç shihet nga pamjet, 4 persona dalin nga një makinë dhe i vërsulen 49-vjeçarit, i cili ndodhej në një tjetër mjet. Një nga autorët është 23-vjeçari Danjel Habibi, ndërsa një tjetër me iniciale Q.B 35 vjeç.
Mësohet se shkak i sherrit në Kavajë është bërë një borxh prej 25 mijë euro, që Danjel Habibi i ka pasur 49-vjeçarit Zenel Lushkja. Në debat e sipër bëhet me dije se 49-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht.
Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin. Por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish.
Ndërkohë policia po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve, sakaq i plagosuri Zenel Lushkja ka marrë edhe trajtim mjekësore.