Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të realizojë sot në Sarandë shembjen e një ndërtese në Sarandë me shpërthim të kontrolluar.
Në një deklarate për mediat bëhet e ditur se “Operacioni i IKMT është në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës nr.5, loti 2 dhe 3″.
Objekti ka katër kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 400 metër katrorë. Në objekt janë hapur 200 vrima dhe do të vendosen 10 kilogramë lëndë eksplozive c4.”
“Operacioni i IKMT në mbështetje të bashkisë Sarandë do të vijojë edhe me prishjen e disa objekteve të tjera, nje dhe 2-katëshe”, thuhet në deklaratë.