Policia e Korçës ka vënë në pranga një 18 vjeçar, në orët e para të mëngjesit, i cili dyshohet se ka plagosur me sende të forta gjatë një sherri një 34 vjeçar në një lokal.
Rreth orës 03:05, në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim D. K., 34 vjeç, i cili dyshohet se në ambientin e një lokali, ku ishte i shoqëruar me vëllain e tij, gjatë një konflikti me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë.
Falë reagimit të shpejtë, menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. B., i cili ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r