Sherr mes disa personave në Kavajë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr. 1 Kavajë.
Bëhet me dije se shtetasi Danjel Habibi., dhe 35-vjeçari me inicialet Q.B., kanë dhunuar me shkop bejsbolli 49-vjeçarin Zenel Lushkja i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë.
Ndërkohë pas sherrit gjatë autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por i kanë shkatërruar edhe makinën e shtetasit Zenel Lushkja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
NJOFTIMI:
Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.
Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./f.stafa