Kuvendi ka miratuar dje veç formularit të vetëdeklarimit të cilin do të plotësojë çdo zyrtar, edhe një formular që do të përdoret nga partitë politike për verifikimin paraprak të kandidatëve të tyre.
Forumali u jep të drejtë partive “të dekriminaliziohen” përpara se të vendosin në listat e tyre zgjedhore personat specifikë. Sipas këtij vendimi, ‘Shqiptarja.com’ shkruan se çdo parti politike e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi ka të drejtë që t’i paraqesë Prokurorit të Përgjithshëm kërkesë për verifikim paraprak për kandidatura të mundshëm të saj në zgjedhje apo organe kushtetuese apo të krijuara me ligj.
Kjo bëhet me qëllim vlerësimin e ekzistencës së rrethanave që përbëjnë kusht ndalues sipas ligjit “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.