Më 23 gusht të vitit 1943 lindi në Korçë shkrimtari, publicisti dhe kineasti i njohur Kiço Blushi. Jeta dhe vepra e Kiço Blushit është e lidhur pandashëm me arritjet dhe historinë e gazetarisë shqiptare, sidomos asaj të shkruar, në më shumë se 60 vjet rresht.
Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të. Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.
Më 20 shkurt të vitit 1991 thirret nga ish presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidencial. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive. U nda nga jeta në 2019, në moshën 75 vjeçare.
Kiço Blushi do të kujtohet për përvojën, kontributin dhe penën e vet të shquar.
/a.r