Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përmes një reagimi në rrjetet sociale paralajmëron se nuk do të kenë asnjë tolerancë “shkelësit arrogantë” të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërsa ka postuar një video të efektivëve të rrugores, duke vendosur gjoba në makina luksoze dhe jo vetëm, Balla thekson se nuk është gjoba ajo që e gëzon, por zbatimi i rregullave të cilat kanë qëllim sigurinë e të gjithëve.
“Mirëmëngjes! Do të vazhdoj ta them se si Ministër i Brendshëm nuk më gëzojnë “sukseset” e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është polici pas kthesës apo semaforit, por sepse kështu mbrojmë jetët e të gjithëve. Por besoj se ndaj dhe të njejtin mendim me shumicën prej jush se Policia nuk duhet të tolerojë në asnjë rast “shkelësit arrogantë” të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndiqni shembujt në këtë video”, nënvizon Balla.
/a.r