Lordi i drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán ka financuar zgjedhjet e politikanëve të lartë në Meksikë dhe dy herë kishte hyrë fshehtas në SHBA për të vizituar të afërmit e tij. Kjo është njoftuar nga vajza e tij e madhe. Rosa Isela Guzmán Ortiz ka akuzuar politikanët meksikanë se kanë pranuar donacione nga El Chapo.
“Babai im nuk është kriminel. Fajtore është Qeveria”, theksoi ajo. Akuzat e saj ende nuk janë verifikuar derisa 39 vjeçarja vazhdon të flas në media për këtë çështje. El Chapo është riarrestuar këtë janar pasi kaloi shtatë muaj në arrati. Ai u rikthye në burgun e sigurisë së lartë në Altiplano në afërsi të Meksikës, në të njëjtin burg nga i cili ai u arratis në korrikun e vitit 2015, nëpërmjet një tuneli të hapur në qelinë e tij.