Trafiku detar në ngushticat e Dardaneleve është pezulluar pasditen e sotme për shkak të një zjarri në pyll që shpërtheu në provincën veriperëndimore të Turqisë, njoftoi Ministria turke e Transportit.
“Trafiku detar është pezulluar përkohësisht në drejtimin jug-veri dhe është kufizuar në një rrugë për shkak të një zjarri pyjor në rajonin Kepsez,” tha ministria.
“Trimoratorët janë gati të ndërhyjnë nëse zjarri i afrohet frontit bregdetar, duke ofruar mbështetje shtesë për operacionet e vazhdueshme të shuarjes së zjarrit”, shtoi ministria.
Shërbimi i anijeve Tribeca theksoi se “trafiku në Dardanele u pezullua në të dy drejtimet në orën 18:45 të ditës së sotme pasi avionët zjarrfikës që operojnë në zonë pompojnë ujin nga deti”.
Nëntë fshatra, si dhe një kampus universitar, u evakuuan në zonë, njoftoi guvernatori i provincës.
Më shumë se 420 zjarrfikës po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll me ndihmën e dhjetë avionëve zjarrfikës, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).
Imazhet e transmetuara nga mediat turke treguan flakët që i afroheshin zonave urbane me tym gri dhe portokalli që mbulonte qiellin./m.j
Görüntüler çok kötü..
Çanakkale’de orman yangını nedeniyle tahliye edilen yerleşim yeri sayısı 9’a yükseldi. Çanakkale’deki orman yangını evlere çok yaklaştı.#Çanakkale pic.twitter.com/toh0n3SwZd— mühendisyen (@muhendisyenn) August 22, 2023