Avokati Tomë Gashi arsyeton kërkesën e opozitës dërguar në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e presidentit. “Pos që është shkelur Kushtetuta, janë shkelur të gjitha parimet ligjore”, tha Gashi për zgjedhjen e Thaçit president. Sipas tij, i pari që ka shkelur Kushtetutën është kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.